Në Spanjë janë të sigurt: Theo Hernandez i është ofruar Realit

E ardhmja e Theo Hernandez te Milani ka kohë që është në ajër. Sezoni i francezit ka qenë shumë zhgënjyes dhe bisedimet për rinovimin e kontratës, e cila i skadon në vitin 2026, prej muajsh janë në ngërç dhe në këtë situatë nga Spanja po vijnë zëra për Real Madridin, i cili është në kërkim të një anësori të majtë.
Sipas Marca, Theo i është ofruar Blancos për sezonin e ardhshëm, por për momentin francezi nuk është ndër prioritetet e klubit spanjoll.
Skuadra e Xabi Alonso-s, i cili do të ulet në pankinën e Real Madrid që në Botërorin e Klubeve, në fakt do të kishte prioritete të tjera: në krye të listës është Álvaro Carreras, një mbrojtës i lindur në vitin 2003(Benfica), i cili ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro dhe gjithashtu pëlqehet nga Manchester United. Alternativa do të ishte edhe Milos Kerkez, mbrojtës hungarez i Bournemouth.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




