Në WhatsApp qarkullojnë mesazhe dhe linqe mashtruese, AKSK: Shmangni veprime që rrezikojnë sigurinë e llogarive

Aktualitet | 10 muaj më parë

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) paralajmëron qytetarët të tregojnë kujdes ndaj sulmeve të tipit phishing (përpjekje mashtruese) në WhatsApp dhe i këshillon të shmangin veprime që mund të rrezikojnë sigurinë e llogarive të tyre.

Paralajmërimi vjen pasi në aplikacionin WhatsApp, po qarkullojnë mesazhe dhe linqe mashtruese të cilat, sikurse thotë Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike synojnë të marrin kontrollin e llogarive të përdoruesve duke kërkuar kode verifikimi ose duke i drejtuar ata drejt faqeve të rreme të autorizimit.

Sipas AKSK-së, qytetarët nuk duhet të klikojnë në linqe të dyshimta, të mos ndajnë asnjë kod verifikimi, edhe nëse mesazhi duket zyrtar, si dhe të kontrollojnë rregullisht pajisjet e lidhura në WhatsApp përmes opsionit Settings → Linked Devices.

Po ashtu, rekomandohet aktivizimi i verifikimit me dy faktorë (2FA) për rritjen e sigurisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme