Nedim Bajrami largohet nga Rangers, huazohet te Al-Taawoun

Sport | 3 muaj më parë

Nedim Bajrami, ka kompletuar largimin e tij nga Rangers me destinacion Pro League Saudite.

Mesfushori kuqezi i është bashkuar Al-Taawoun për sezonin 2026/27 pasi u informua se nuk do të kishte asnjë rol për të luajtur nën drejtimin e Derek McInnes këtë sezon.

Bajrami, 27 vjeç, largohet në formë huazimi, ndërkohë që një opsion blerjeje, 2.5 milionë euro, është përfshirë në marrëveshje.

Klubi saudit do të mbulojë pagën e mesfushorit gjatë gjithë kohëzgjatjes së huazimit të tij.

Në një deklaratë, Rangers theksoi: “Sot mund të konfirmojmë se Nedim Bajrami i është bashkuar Al-Taawoun në një marrëveshje huazimi, me opsionin për ta bërë transferimin të përhershëm verën e ardhshme.

Të gjithë te Rangers i urojnë Nedimit gjithë të mirat për kohën e tij në huazim”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme