Negociatat-Delegacionet e SHBA-së dhe Iranit rikthehen në Gjenevë për të rifilluar bisedimet

Botë | 8 muaj më parë

Delegacionet e SHBA-së dhe Iranit janë kthyer në Gjenevë për të rifilluar bisedimet indirekte mbi programin bërthamor, pas një pauze disaorëshe.

Burimet diplomatike tregojnë për AFP-në, se konvoje makinash të misioneve diplomatike amerikane dhe iraniane janë parë duke mbërritur sërish në rezidencën e ambasadorit të Omanit pas raundit fillestar në mëngjes.

Këto janë bisedimet e raundit të tretë të ndërmjetësuara nga Omani, në një klimë tensioni të lartë për shkak të grumbullimit masiv ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme dhe paralajmërimeve të presidentit Trump për veprime të mundshme ushtarake nëse nuk arrihet marrëveshja.

Ministria e Jashtme iraniane bën të ditur se bisedimet janë “intensive dhe serioze”, me propozime praktike të diskutuar, dhe se do të vazhdojnë pas konsultimeve me kryeqytetet përkatëse.

Nga ana e saj, SHBA kërkon kufizime të forta (si zero pasurim ose transferim uraniumi), ndërsa Irani insiston në heqjen e sanksioneve.

Situata mbetet e tensionuar dhe pa detaje konkrete për përparim të menjëhershëm, por rifillimi tregon se palët duan të vazhdojnë dialogun për të shmangur përshkallëzim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme