Negociatat intensive-Zelensky biseda telefonike të veçanta me von der Leyen dhe shefin e NATO-s, Mark Rutte

Botë | 11 muaj më parë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar biseda telefonike të veçanta me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Zelensky falënderoi Ursula von der Leyen për mbështetjen e saj.

Nga ana tjetër, Ukraina mban koordinim të plotë me Komisionin Evropian.

Teksa të dy liderët diskutuan situatën diplomatike; ata kanë shprehur pikëpamjet e përbashkëta të çështjeve kryesore.

Volodymyr Zelensky theksoi se presidentja e Komisionit Evropian po i kushton vëmendje të veçantë nevojës për të forcuar qëndrueshmërinë e Ukrainës në mes të sulmeve të vazhdueshme të Rusisë ndaj infrastrukturës dhe sektorit të energjisë ukrainase.

Gjatë bisedës së tij me Mark Rutte, presidenti diskutoi axhendën për ditët e ardhshme, të cilat do të jenë shumë të rëndësishme, dhe shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen.

Ndërkaq, palët po koordinohen hap pas hapi, ndërsa kreu i shtetit theksoi se në përpjekjet e Ukrainës dhe të gjithë partnerëve, masat e përbashkëta dhe pozicionet e përbashkëta do të jenë jashtëzakonisht efektive.

Po ashtu, Volodymyr Zelensky dhe Mark Rutte ranë dakord të vazhdojnë kontaktet gjatë ditëve të ardhshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme