Negociatat në Bruksel, sot çelet një tjetër kapitull për integrimin

Aktualitet | 1 vit më parë

Shqipëria çel sot (21 maj) një tjetër grupkapitull për integrimin.

Kryenegociatorët në Bruksel, në konferencën e 5-të ndërqeveritare, do të hapin 8 kapituj të rinj të grupimit të 3-të mbi “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjithëpërfshirjes”.

Ky grupim përfshin transformimin digjital dhe medien, tatimet, politikat ekonomike dhe monetare, politika sociale dhe e punësimit, shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe kulturën, si dhe bashkimin doganor.

Mbledhja e fundit ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së u mbajt më 14 prill në Luksemburg, ku u hap grup-kapitulli mbi “Tregun e Brendshëm”.

Draft-projekti i dakordësuar me BE, parashikon që të gjithë grup-kapitujt të hapen brenda vitit 2025 dhe krejt procesi të përfundojë në vitin 2027.

Gazetare: Denada Shkodrani

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme