Negociimi i grup-kapitujve, Shqipëria kërkon afate, BE kërkon plane

Aktualitet | 11 muaj më parë

Bashkimi Europian merr parasysh kërkesën e Shqipërisë për një masë kalimtare në lidhje me kërkesat mbi higjienën e ushqimeve dhe rregullat specifike të higjienës për ushqimin me origjinë shtazore të të gjitha institucioneve që merren me mish, qumësht, peshk dhe vezë për t’u përputhur me korpusin ligjor të BE-së sipas Planit të Zbatimit Specifik të Rregullores brenda 2026’.

Kjo është vetëm një nga përgjigjet për të ashtuquajturat kohë kalimtare të arritjes dhe zbatimit të plotë të legjislacionit të BE-së sipas pozicioneve të përbashkëta negociuese në Grupkapitullin e hapur së fundmi. Ekspertët e shohin këtë marrëdhënie shumë të ngjeshur si për negociim ashtu edhe për përgjigje nga BE-ja.

“Periudhat kalimtare që janë kërkuar për kapituj të veccantë brenda grupkapitujve lidhen me ato kapituj që lidhen me tregun e brendshëm, me mjedisin, me bujqësinë, me mbrojtjen e konsumatorit, me sigurinë ushqimore. Dhe në mënyrë të veçantë me ato direktiva dhe rregullore të BE që kërkojnë një kohë më të gjatë për t’u zbatuar. Gurpkapitullin 2 që është Tregu i Përbashkët i BE-së. Ai ka një seri kapitujsh të cilët e bëjnë Shqipërinë pjesë të tregut të përbashkët europian.

Shqipëria nga ana tjetër do i duhet të hyjë në një proces disi të vështirë në momentin që do jetë pjesë e Unionit Doganor, pra e Bashkimit doganor dhe BE-në, duhet të shikojë më shumë se 50 marrëveshje të tregtisë së lirë me vende që s’janë anëtare të BE-së”, deklaroi eksperti Geron Kamberi.

Duke njohur rëndësinë e krijimit të një realiteti europian para anëtarësimit, megjithatë lejimi i kohës kalimtare nga BE shoqërohet me kërkesën për një plan të qartë me data, sa edhe faktit që përjashtimi është i veçantë dhe jo parim.

“Jemi përballë një lloj revolucioni do thoja nga pikëpamja strukturore, institucionale. Shpresojmë të ndodh brenda atij afatit që është përcaktuar brenda 2030. Do kalojë dhe atë presionin psikologjik që është krijuar gati 40-vjeçar pas rënies së komunizmit”, përfundoi eksperti,

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme