Nesturi: Lufta e Metës, jo për PL, por për figurën e tij!

Politikë | 3 vite më parë

Meta dhe Partia e Lirisë janë në kushtet e krizës, tha në analizën e tij dipplomati Plator Nesturi, i ftuar në emisionin 3D të Alban Dudushit. Sipas tij zoti Meta e kupton se në kushtet e reja PL nuk i ka më votat e dikurshme me të cilat ai fitoi vendin e tretë në zgjedhjet e përgjithshme. Sipas tij edhe Rithemelimi  i PD nuk dihet tashmë sa vota do të fitojë, dhe ky është një problem shumë i madh në bashkëpunimin mes tyre.

Historia e PL fillon tashmë pas konventës, tha Nesturi. Krahasimin e bëj me LSI-në, tha ai. Por për diplomatin Nesturi, çështja e zotit Meta ka lidhje edhe me çështjen e SPAK-ut. Më së shumti ish presidenti i vendit po synon të ngrejë figurën e tij, ndërsa zërat për arrestimin e tij po shtohen.
Ndërkaq ende nuk dihet konfiguracioni i PL për zgjedhjet e vitit 2025. E po kështu Rithemelimi dhe PD. “Çfarë peshe do të ketë Meta në të ardhmen. Ky është thelbi” tha zoti Plator Nesturi.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme