Netanjahu kritikon SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën dhe Kanadanë: Hamasi kërkon shkatërrimin tonë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe kryeministrin britanik, presidentin francez por edhe kryeministrin kanadez Mark Carney për qëndrimet e tyre në luftën e Izraelit në Gazë.
Reagimi i liderit izraelit vjen pasi ShBA, Franca dhe Kanadaja lëshuan një deklaratë e përbashkët duke kërkuar që Izraeli të përfundojë fushatën e tij ushtarake në Gazë.
Neanjahu tha se Hamasi nuk dëshiron një shtet palestinez; përkundrazi, grupi terrorist dëshiron shkatërrimin e shtetit të Izraelit.
“Epo, për 18 vjet kemi pasur një shtet de fakto Palestinez. Quhet Gaza. Dhe çfarë morëm? Paqe? Jo. Ne morëm masakrën më të egër të hebrenjve që nga Holokausti”, tha Netanjahu në deklaratën e tij.
Nga ana tjetër, Hamasi lëshoi një deklaratë duke falënderuar ShBA-në, Francën dhe Kanadanë për “rishikimin e politikës së rrethimit dhe urisë të ndjekur nga qeveria okupuese kundër popullit tonë në Rripin e Gazës, dhe planet Sioniste që synojnë gjenocidin dhe zhvendosjen”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




