Netanyahu: Marrëveshja për lirimin e pengjeve mund të finalizohet brenda disa ditësh

Kryeministri Benjamin Netanyahu është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve nga Hamasi.
“Shpresoj se mund ta plotësojmë brenda disa ditësh. Ne ndoshta do të kemi një armëpushim 60-ditor. Merrni grupin e parë dhe më pas 60 ditë përpjekje për të negociuar fundin e saj”, tha ai në ditën e fundit të një vizite katër-ditore, gjatë së cilës ai u takua dy herë me Presidentin e SHBA Donald Trump.
Sipas tij, kjo marrëveshje mund të arrihet në të ardhmen e afërt.
“Dhe kjo mund të përfundojë nesër — sot, nëse Hamas pranon marrëveshjen. Ne mendojmë se mund ta arrijmë. Kështu që unë nuk do t’ju them se kemi një qëllim që është i paarritshëm. Ne do të mposhtim këta monstra dhe do t’i kthejmë pengjet tona”, tha më tej Netanjahu.
Kryeministri thotë se Hamas po përdor dhunë për të parandaluar civilët të shpëtojnë nga zonat luftarake në Gaza.
“Është një forcë luftarake dhe një forcë qeverisëse në Gazë që shtyp njerëzit e tij, sulmon njerëzit tanë, civilët tanë dhe përdor civilët e tyre si mburoja njerëzore. Dhe pastaj ata ankohen se humbjet civile janë për shkakun tonë. Jo, u themi civilëve, largohuni nga zona e luftës. ’ … Dhe Hamasi u thotë, ‘Nëse përpiqeni të largoheni do t’ju qëllojmë. Dhe ata i qëllojnë sepse duan fotografitë e civilëve të vdekur që ata të na e veshin neve”, theksoi Netanjahu.
Netanyahu thotë se ai dhe Trump janë “duke arritur një doktrinë të përbashkët. Quhet paqe përmes forcës. Së pari vjen forca, pastaj vjen paqja. ”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



