Netanyahu përshëndet marrëveshjen historike të normalizimit me Marokun

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përshëndeti sot në mbrëmje marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve historike midis shtetit hebraik dhe Marokut.
“Unë gjithmonë kam besuar në këtë paqe që po materializohet sot para syve tanë. Dua të falënderoj presidentin Trump për kryerjen e këtyre marrëveshjeve dhe falënderoj Mbretin e
Marokut Mohammed VI për këtë vendim historik për të bërë paqe me Izraelin” , tha ai në një fjalim televiziv, që përkon me fillimin e festave hebraike të Hanukas.
“Së pari do të krijojmë zyra ndërlidhëse, pastaj marrëdhënie të drejtpërdrejta diplomatike dhe fluturime të drejtpërdrejta midis dy vendeve”, shtoi kryeministri izraelit.
Në vitet 1950 dhe 1960, menjëherë pas krijimit të Izraelit, hebrenjtë nga Iraku, Jemeni dhe Maroku emigruan në shtetin hebraik.
Pas Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Sudanit, Maroku u bë sot vendi i katërt arab që premton të vendosë marrëdhënie diplomatike me shtetin hebre.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




