Netanyahu: Ushtria të qëndrojë në jug të Libanit, për aq sa është e nevojshme

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka bërë të ditur se Izraeli do të mbetet në jug të Libanit “për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të mbrojtur kufirin e tij verior”, deklaron një “zyrtar i lartë” në një deklaratë të dërguar te gazetarët nga Zyra e Kryeministrit.
Zyrtari thotë se Netanyahu “ka urdhëruar IDF-në të përgjigjet me forcë ndaj çdo sulmi të Hezbollahut dhe të veprojë për të larguar kërcënimet ndaj forcave tona”.
“Në përgjigje të sulmeve të Hezbollahut gjatë dy ditëve të fundit, IDF goditi 300 objektiva terroriste dhe eliminoi rreth 100 terroristë”, thuhet në deklaratë, transmetojnë mediat izraelite.
Zyrtari paralajmëron se “nëse Hezbollahu na sulmon përsëri, ne do ta godasim atë me forcë edhe një herë tjetër”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




