Neymar, Facebook e trajton ndryshe nga përdoruesit e tjerë

Jo të gjithë përdoruesit trajtohen në të njëjtën mënyrë në Facebook. Me sa duket personazhet më të famshëm (ata me më shumë ndjekës për të qenë të qartë) kanë një rregullore tjetër. Sipas një sondazhi të Wall Street Journal, VIP -at në Facebook (pothuajse 6 milionë në total) përfshihen në një listë të bardhë që kanë rregulla moderimi ndryshe nga të gjithë përdoruesit e tjerë që përdorin rrjetin social në fjalë.
Sipas gazetës gjatë vitit 2020 softueri që menaxhon postimet e VIP -ave ka lejuar 16 miliardë shikime të përmbajtjes, të cilat janë hequr më vonë se sa e parashikon rregullorja. Mes tyre bien në sy raste të veçanta si ai i futbollistit brazilian të PSG -së, Neymar (një nga më të ndjekurit në Facebook), i cili publikoi foton nudo të një gruaje që e kishte akuzuar për ngacmim: një përmbajtje që normalisht bllokohet menjëherë, e cila në këtë rast nuk është anuluar. Imazhi është parë gati 60 milionë herë para se të hiqej.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




