Nga Amerika në skenën e Fest 64, Kimi: Festivali i Këngës, një mundësi që duhet shfrytëzuar

Kulturë | 11 muaj më parë

Këngëtari Kimi do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar me këngën “Prap dielli del”. I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, artisti tregoi emocionet dhe arsyet që e shtynë të konkurrojë në këtë festival.

“Festivali i Këngës është më shumë ëndrra e nënës time. Ajo nuk mundi ta realizonte dhe vendosa ta bëj unë realitet. Është një skenë shumë e fortë dhe mendoj se nëse ke mundësinë të marrësh pjesë, duhet ta shfrytëzosh,” u shpreh Kimi.

Ai zbuloi se vendimi për të marrë pjesë erdhi pasi pa edicionin e kaluar të festivalit. “Kur pashë ‘Shkodrën elektronike’ vitin e kaluar, thashë me vete që do të bëja një këngë dhe do ta provoja. Kënga është shumë e mirë dhe e dua shumë, sepse e kam bërë vetë,” tha këngëtari.

Kimi jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pranon se këndimi në gjuhën shqipe nuk ka qenë i lehtë. “Pas shtatë vitesh ishte e vështirë, sidomos te theksimi i fjalëve dhe stili muzikor, që është pak ndryshe nga ajo që bëj zakonisht në SHBA,” shpjegoi ai.

“Prap dielli del” është shkruar dhe kompozuar nga vetë Kimi, çka sipas tij e ka bërë procesin më të lehtë. “Nëse kënga do të ishte bërë nga dikush tjetër, besoj se do ta kisha pasur më të vështirë,” tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme