Nga janari nis sistemi i ri i sigurimit të detyrueshëm në transportin rrugor, eksperti: Kush është i rregullt do paguajë më pak para nga vlera e siguracionit
Nga janari i këtij viti, nis zbatimi i sistemit të ri të sigurimit të detyrueshëm në transportin rrugor, i parashikuar nga ligji i miratuar në vitin 2021.
Ky mekanizëm, i cili do të zbatohet nga kompanitë e sigurimeve, synon të sjellë ndikim pozitiv në menaxhimin e riskut dhe në shpërndarjen e kostove të sigurimit.
Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini, shpjegoi në emisionin “Në kohë reale” se penalizimi në këtë sistem do të bjerë vetëm mbi drejtuesin e mjetit që kryen kundërvajtje.
Nga ky sistem përfitojnë drejtuesit e mjeteve që nuk kanë qenë të përfshirë në aksidente, të cilët do të përballen me një ulje të shumës së sigurimit TPL.
“Referuar ligjit të vitit 2021 për sigurimin e detyrueshëm në transportin rrugor, është parashikuar që ky sistem të aplikohet nga kompani siguruese. Është ligj i miratuar para 4 viteve, por do vihet në funksionim në vitin 2026, në janar të 2026. Është një sistem i ri që do ketë ndikim pozitiv. Ai që penalizohet në këtë sistem është drejtuesi i mjetit i cili është kundërvajtje, vetëm ai penalizohet, kur asi të shkojë të presë primin e sigurimit, kompania siguruese duhet t’i japë atij edhe një formular që duhet të përmbajë historikun e këtij drejtuesi mjeti sesa është i përfshirë në aksidente automobilistike me dëme materiale ose dëme shëndetësore. Përfiton ai drejtues mjeti i cili nuk është i përfshirë në aksidente automoblistike. Të gjithë drejtuesit e mjeteve që nuk përfshihen në aksidente automobilistike, do ketë një ulje të shumës së TPL”, u shpreh Qibini.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



