Nga Portugalia: CR7 në përfaqësuese deri në vitin 2024, por ka

Pas lamtumirës traumatike me Manchester United, e ardhmja e Cristiano Ronaldos është kthyer në një nga temat më të nxehta në tregun e transferimeve. Kupa e Botës 2022 e kishte lënë përkohësisht pyetjen pezull, por pas eliminimit të parakohshëm të Portugalisë nga kompeticioni, CR7 e gjeti veten me vetëdijen se së shpejti do të vijë koha për zgjedhje të rëndësishme.
Ai do të mbushë 38 vjeç në shkurt dhe ka dy vendime kyçe përpara tij: nga njëra anë, ka një reflektim për kombëtaren portugeze dhe nëse ai do të qëndrojë apo jo në dispozicion të trajnerit Fernando Santos, apo kushdo që do ta zërë përfundimisht vendin e tij. Nga ana tjetër është zgjedhja e klubit me të cilin do të luajë nga janari e në vazhdim, mes ofertave astronomike nga Arabia dhe dëshirës për të luajtur në Champions League.
Në frontin e parë, lajmi më i fundit vjen drejtpërdrejt nga Portugalia: sipas Correio da Manha, CR7 nuk ka ndërmend të shpallë lamtumirën e tij me kombëtaren dhe është i vendosur të luajë letrat e tij të paktën deri në Euro 2024, në të cilin do të paraqitej në mosha 39 vjeçare.
Në të dytën, megjithatë, nuk ka asnjë lajm domethënës përveç se, pikërisht për shkak të ngërçit, tensionet po rriten mes kampionit dhe agjentit të tij historik, Jorge Mendes. Kështu raporton As, sipas të cilit situata mund të jetë edhe më delikate se ajo e gushtit 2021, kur lamtumira me Juventusin dhe rikthimi te Mançesteri u materializua në ekstrem. Mendes po përpiqet të gjejë një ofertë të përshtatshme nga një klub evropian dhe ndërkohë janë hapur rrugë të tjera.
Nuk janë vetëm arabët e Al-Nassr, me shifrat e tyre astronomike që janë diskutuar shumë javët e fundit: diçka, në fakt, po ndodh edhe në Katar. Në lëvizje të dorës së parë është Antero Henrique, portugez, ish-DS i PSG-së dhe që nga marsi drejtor sportiv i kampionatit të Katarit, Katar Stars League. Henrique mund t’i paraqesë direkt Ronaldos disa oferta nga klubet vendase dhe kjo, sërish sipas As, do të dëshmonte se veshët e tij nuk e dëgjojnë më vetëm dhe ekskluzivisht agjentin historik.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



