Nga “San Siro” në “Arenën Kombëtare”, Marciniak do vendosë drejtësi në sfidën Inter-Barcelona

Sport | 1 vit më parë

Tani është zyrtare. Gjyqtari polak Szymon Marciniak do të gjykojë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Interit dhe Barcelonës, të planifikuar për të martën në orën 21:00 në “San Siro”.

Asistentët e tij janë Tomasz Listkiewicz dhe Adam Kupsik, zyrtari i katërt Pawel Raczkowski. Në VAR holandezi Dennis Higler. Avar holandezi Pol van Boekel.

Marciniak arbitroi Interin në finalen e Ligës së Kampionëve më 10 qershor 2023 në Stamboll, të cilin zikaltërit e humbën 1-0 ndaj Manchester City.

Kujtojmë që arbitri polak do të vendosë drejtësi edhe në finalen e “Final 4” të kampionatit Abissnet Superiore që do të luhet në 12 maj në “Arenën Kombëtare”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme