Nga Serie A në Vlorë, Flamurtari prezanton sulmuesin e ri

Flamurtari ka zyrtarizuar një tjetër afrim në këtë sesion të merkatos. Klubi vlonjat njofton se ka siguruar shërbimet e sulmuesit italian Alessandro Bolzan.
20-vjeçari lë Cagliarin në Serie A dhe transferohet në Vlorë për të nisur një aventurë të re me fanellën kuqezi.
“Flamurtari F.C. prezanton sulmuesin e ri : Alessandro Bolzan. Ai vjen nga Cagliari Calcio (Serie A, Itali) dhe është gati të sjellë eksperiencën, golat dhe shpirtin fitues në skuadrën kuqezi!”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




