Ngjarje e rëndë në Vlorë-Plagoset me thikë një 44-vjeçar pas një konflikti të çastit

Aktualitet | 9 muaj më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, ku si pasojë e një konflikti është plagosur me mjet prerës një 44 vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke identifikuar dhe shoqëruar autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin me iniciale F. Z., 48 vjeç.

“Rreth orës 20:30, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, si pasojë e një konflikti është plagosur me mjet prerës shtetasi I. S., 44 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke identifikuar dhe shoqëruar autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin F. Z., 48 vjeç. Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme