Ngjyrat e festave përmes luleve, lulja e krishtlindjes kryeson zgjedhjet e qytetarëve
Festat e fundvitit sjellin jo vetëm drita dhe dekorime, por edhe ngjyra dhe aromë përmes luleve. Ato krijojnë një atmosferë të ngrohtë festive në çdo familje.
Mes tyre, ajo që spikat më shumë gjatë kësaj periudhe është ajo e cila njihet si lulja e Krishtlindjes, prej vitesh është kthyer në një element të pandashëm të festave në Gjirokastër.
Kërkesa për lule shtohet ndjeshëm gjatë gjithë muajit dhjetor, ku qytetarët tregojnë interes të veçantë për lulet në këtë fundvit.
Lulja e Krishtlindjes, ashtu si edhe lulet e tjera, sjell ngrohtësi dhe gjallëri në çdo ambient dhe mbetet një element shumë i dashur për këtë periudhë.
Gazetare Leonida Koçiu
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



