Ngjyrosja e vezëve dhe buka e Pashkës, tradita që ruhet ndër vite
Që prej të enjtes në mëngjes, besimtarët ortodoksë kanë nisur përgatitjet për festën e Pashkës, duke ngjyrosur vezët dhe duke gatuar bukën tradicionale. Këto rite ruajnë gjallë zakonet e trashëguara ndër breza.
Mimoza Duka, një amvise nga Gjirokastra është një prej atyre që kujdeset që këto tradita të mos harrohen. Ajo respekton dhe ndjek me përkushtim këto rite , duke u kujdesur për të gjitha përgatitjet e tavolinës festive.
Për këtë feste, të djelën e Pashkës, familjarët, të afërmit dhe miqtë mblidhen dhe festojnë, pasi kryhet edhe riti i çukitejs së vezëve.
Rasti Mimoza Dukës është një shembull i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare, ku tradita dhe dashuria për familjen bashkojnë njerëzit përtej besimeve.
Gazetare: Enkeleda Domeri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




