Nicolò Tresoldi snobon Italinë dhe pret ftesën e Jürgen Klopp

Futboll Bota | 2 muaj më parë

Në ditët e fundit Italia dhe Gjermania kanë nisur një betejë në distancë për shërbimet e një sulmuesi premtues siç është Nicolò Tresoldi.

Sulmuesi i Club Bryzhit është një profil ku dy kombëtaret në fjalë kanë mangësi. Të gjendur në këto pozita Roberto Mancini dhe  Claudio Ranieri mësohet të kenë kontaktuar 22-vjeçarin për ta bindur që të pranojë ftesën e Italisë.

Kontaktet mes palëve kanë qenë të vazhdueshme, por duket se kanë qenë të suksesshme siç ishin ato që bindën Alessandro Romano-n (refuzoi Zvicrën për tu veshur me të kaltra).

Situata me Nicolò Tresoldi-n është më e ndërlikuar për Italinë, të cilës i duhet të bëjë llogaritë me Gjermaninë. Sulmuesi i talentuar pas bisedimeve me komisarin teknik italian ka njoftuar se për momentin nuk do të nxitohet dhe se  dëshiron që të jetë pjesë e Gjermanisë në turneut e Europianit për moshat deri në 21 vjeç.

Përgjigja e marrë nga lojtari ka “ftohur” italianët, të cilët kanë kuptuar se në këtë histori mbetet zgjedhja e dytë.

Tresoldi ka lindur në Kaljari. Babai i tij është italian ndërsa nëna argjentinase. Familja  e tij u spostua në Gjermani kur lojtari ishte 13 vjeç ndërsa hapat e parë në karrierë i hodhi në ekipin e Hannover 96. Në 2025 ai u transferua në Belgjikë pasi Club Bryzh pagoi 7.5 milionë euro. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme