Nis asfaltimi i urës së re mbi Drin, pak ditë na ndajnë nga inagurimi i kësaj vepre infrastrukturore

Me nisjen e asfaltimit të njërës korsi duket se punimet në urën e re mbi Drin po marrin formën përfundimtare. Punonjësit e firmës kontraktore po punojnë me ritme të shpejta që të përfundojë edhe korsia e tjetër, si dhe trafik ndarëset janë drejt fundit.
Ajo çfarë ka mbetur për tu përfunduar janë barriera mbrojtëse, vijëzimet dhe ndriçimi, mesa duket këto nuk kërkojnë shumë kohë për tu bërë
Udhëtarët në fillim muaji korrik do të mund të udhëtojnë në urën e re e cila ka po finalizohet dita-ditës. Radhët e gjata kryesisht gjatë fundjavave që krijohen në dalje të Kukësit nga qytetarë të Kosovës që nisen drejt bregdetit do të reduktohen nga 4 korsitë që do të përmbajë ura e re me.
Para pak ditësh është bërë një test në trasenë e urës duke vendosur mjete të tonazhit të rëndë për të parë bazamentin e urës e cila është përllogaritur për çdo lloj peshe
Tashmë gjithçka po shkon drejt fundit, mbetet vetëm përfundimi final i punimeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




