Nis lirimi i hapësirave publike në Maliq, prishen disa objekte në aksin Libonik–Drithas
Fillon lirimi i hapësirave publike në segmentin e rrugës nacionale, kryqëzimi Libonik–Drithas Poshtë.
Prishjet janë duke u kryer në kuadër të investimit që Bashkia Maliq po realizon në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për të ndërtuar një shëtitore dhe një korsi biçikletash në këtë segment, por edhe në kuadër të njoftimit që Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kryer për të liruar hapësirën publike.
“Duke ditur që kjo ka qenë një nga rrugët më problematike për sa i përket rrezikshmërisë së jetës së qytetarëve, dhe në kuadër të këtij investimi, Bashkia e Maliqit po liron hapësirën duke prishur ndërtimet pa leje që ndodhen në anë të rrugës. Gjithashtu jemi në bashkëpunim me qytetarët për të realizuar edhe orientimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për të liruar hapësirat publike, gjashtë metra nga aksi kryesor i rrugëve.“
Në këtë aks, në ditët në vazhdim do të ketë edhe të tjera prishje të rrethimeve apo objekteve të cilat ndodhen buzë rrugës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




