Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Kosovë | 51 minuta më parë

Vetëm pak orë pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale, në Kuvendin e Kosovës kanë nisur lëvizjet për kërkimin e zhbërjes së saj.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, deputetë të partive opozitare kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme parlamentare, me një pikë të vetme të rendit të ditës: zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Nisma synon që çështja të trajtohet në Kuvend në një procedurë të përshpejtuar, ndërsa deputetët pritet të vazhdojnë mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për thirrjen e seancës.

Thirrje për veprim të shpejtë lidhur me Gjykatën Speciale ka bërë edhe ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell.

“Duhet vepruar shpejt për ta shpërbërë këtë Gjykatë të huaj. Anëtarët e Parlamentit duhet të punojnë me Kurtin që kjo të ndodhë. Kosovës nuk i duhet një gjykatë në Holandë”, ka shkruar Grenell.

Çështja pritet të shkaktojë debat të gjerë politik në Kosovë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse nisma do të sigurojë mbështetjen e nevojshme parlamentare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme