Nis nga sheshi “Skënderbej” protesta kundër planit për ndërtimet në Zvërnec, protestuesit vendosen para Kryeministrisë

Aktualitet | 5 muaj më parë

Ka nisur organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të kundërshtimeve ndaj planit për ndërtimet në zonën e Zvërnecit. Nga sheshi “Skënderbej” protestuesit janë zhvendosur përpara Kryeministrisë. Kjo shënon ditën e dhjetë të protestave.

Sipas gazetares së RTSH-së, Jonida Omeri, protesta do të vijojë me të njëjtin skenar si në ditët e mëparshme, duke nisur me fjalime të qytetarëve dhe më pas me një marshim në rrugët kryesore të kryeqytetit.

“Nga ajo çka kam biseduar me disa qytetarë, të cilët janë pjesë e protestave, ata kanë pohuar se skenari do të jetë i njëjtë edhe gjatë ditëve në vijim, deri kur qeveria të marrë parasysh kërkesat e tyre. Qytetarët do të vazhdojnë të protestojnë fillimisht me fjalime nga ata që dëshirojnë të marrin mikrofonin për të folur për problematikat e tyre. Më pas do të nisë një marshim në rrugët kryesore të qytetit”, raportoi gazetarja.

Kjo shënon ditën e dhjetë të protestave, të cilat po zhvillohen jo vetëm në Tiranë, por edhe në disa qytete të tjera të vendit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme