Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë. PD: Protestën në dorë e kanë qytetarët

Ka nisur protesta e paralajmëruar nga opozita në Tiranë. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shoqëruar nga deputetët Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj, si edhe militantë të PD-së, janë mbledhur para Kryeministrisë.
Kreu i demokratëve ka deklaruar se protesta e sotme është ndryshe nga të mëparshmet.
Pas këndimit të himnit kombëtar, u lajmërua se tubimi do të zhvillohet në formë marshimi drejt “pikave më të korruptuara” të vendit.
Protestuesit mbajnë flamuj kombëtarë, të SHBA-së dhe të Bashkimit Europian, ndërsa thirrjet kryesore janë “Rama ik” dhe “Rama në burg”.
Protesta është në zhvillim dhe pritet të vijojë me marshim në rrugët kryesore të kryeqytetit, ndërsa policia ka shpërndarë forcat e saj në godinat e rëndësisë së veçantë dhe në akset kryesore për të parandaluar çdo përshkallëzim të situatës.
vijon…
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




