Nismë për referendum, “Shqipëria Bëhet” dorëzon kërkesën në KQZ për mbledhjen e 50.000 firmave

Aktualitet | 6 muaj më parë

“Shqipëria Bëhet” ka nisur procedurat për zhvillimin e një referendumi kombëtar, duke kërkuar formularin për mbledhjen e firmave në KQZ kundër ligjit për investitorët strategjikë dhe atë për paketën e maleve.

“Dy ligje mbi të cilat po justifikohet marrja dhe vjedhja e pronës së qytetarëve të këtij vendi do të përballen me një proces mbledhjeje prej 50.000 firmash për secilin ligj, me qëllim çuarjen e vendit në një proces referendar, pra në një referendum kombëtar.

Në vazhdim, do të paraqitemi në çdo rrugë, në çdo qytet, në çdo fshat dhe në çdo lagje të vendit, duke ftuar qytetarët të na kontaktojnë për t’u bërë pjesë e këtij procesi”.

Sipas Lapajt, nëse gjithçka shkon normalisht, referendumi mund të mbahet në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Gazetare: Jonida Omeri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme