Nivel rekord i ulët i ujit në Danub, drejt mbylljes centrali i vetëm bërthamor i Hungarisë

Europë | 3 muaj më parë

Hungaria po përballet me një situatë të pazakontë energjetike, pasi centrali i vetëm bërthamor i vendit pritet të mbyllet për herë të parë për shkak të nivelit rekord të ulët të ujit në lumin Danub.

Kryeministri Peter Magyar deklaroi se centrali “Paks” nuk mund të vazhdojë funksionimin, pasi uji i lumit nuk mjafton më për sistemin e ftohjes së reaktorëve.

Ai paralajmëroi se nga fillimi i javës së ardhshme furnizimi me energji elektrike mund të vihet në rrezik, ndërsa vendi po përballet edhe me një valë të fortë të nxehti.

Temperaturat pritet të arrijnë deri në 37 gradë Celsius, ndërsa mungesa e reshjeve ka përkeqësuar ndjeshëm situatën.

Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve të kufizojnë konsumin e energjisë gjatë orëve të pikut, duke shmangur përdorimin e pajisjeve me konsum të lartë dhe karikimin e automjeteve elektrike.

Niveli i Danubit ka rënë në pikën më të ulët të tre dekadave në disa vende të Europës Qendrore dhe Lindore, përfshirë Hungarinë, Rumaninë dhe Serbinë.

Pasojat e thatësirës po ndihen edhe në vendet fqinje, ku në Rumani është ndalur një nga dy reaktorët bërthamorë të centralit “Cernavoda”. Ndërkohë, në Bullgari është pezulluar lundrimi në një pjesë të Danubit

Gazetar: A.Mata          


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme