“Një në tre lojtarë të Baltimore Ravens s’dinë të notojnë”, Phelps do të mësojë lojtarët e NFL-së si të notojnë

Njëra prej skuadrave më të mira të NFL-së amerikane, Baltimore Ravens, në javët e fundit ka mësuar se një në tre lojtarë të saj nuk dinë të notojnë.
Për të gjetur një zgjidhje këtij problemi u ka ardhur në ndihmë njëri prej sportistëve më të titulluar në sportet e ujit. Bëhet fjalë për Michael Phelps, i cili ka lindur në qytezën e Towson, e cila gjendet shumë pranë Baltimorës.
Së fundmi skuadra e Baltimorës ka ndërtuar në qendrën e saj stërvitore një pishinë dhe aty është vënë re se disa prej lojtarëve nuk dinin të notonin.
Njëri prej tyre i ka kërkuar ndihmë 28 herë medalistit në Lojtrat Olimpike, i cili ka kthyer përgjigje pozitive në një postim në Instagram.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




