“Njerëzit e punës nxjerrin çdo ditë më të mirën nga toka shqiptare”, Rama publikon videon nga fshatrat e Durrësit: Pasqyrë e Shqipërisë që punon

Ekonomi | 4 muaj më parë

Procesi i korrjes së grurit ka nisur zyrtarisht në zonën e Sukthit dhe të Katundit të Ri në Durrës. Ditën e hënë, ecuria e këtij procesi bujqësor është pasqyruar përmes një videoje të publikuar nga Kryeministri i vendit, Edi Rama, në rrjetet e tij sociale.

Kreu i qeverisë e ka cilësuar punën e fermerëve vendas si një shembull të nxjerrjes së vlerave maksimale nga toka bujqësore, duke përcjellë edhe një mesazh vlerësimi për angazhimin e tyre të përditshëm.

“Mirëmëngjes dhe me këtë pasqyrë të Shqipërisë që punon, nga korrja e grurit në Sukth dhe Katund i Ri, në Durrës, ku njerëzit e punës nxjerrin çdo ditë më të mirën nga toka shqiptare, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme