Njësia Policore Detare shpëton 5 persona nga mbytja në Gjirin e Durrësit

Pesë persona rrezikuan të mbyteshin pasi gomonia e tyre filloi të fundosej në Gjirin e Durrësit për shkak të motit të keq. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Njësisë Policore Detare, pesë qytetarët u shpëtuan dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Ngjarja ndodhi sot në mesditë gjatë një patrullimi rutinë në hapësirën detare të qarkut. Efektivët e Njësisë vëzhguan gomonen në vështirësi dhe ndërhynë menjëherë, duke i nxjerrë në breg me mjetet e tyre lundruese.
Në fund, Njësia Policore Detare u bën thirrje qytetarëve dhe turistëve që në rast nevoje të kontaktojnë menjëherë. Ata garantojnë se reagimi do të jetë i shpejtë, profesional dhe i specializuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




