Nobelistja Narges Mohammadi kundër sulmeve ndaj Iranit: Mos e shkatërroni qytetin tim!

Botë | 1 vit më parë

Narges Mohammadi, aktiviste e të drejtave të njeriut, fituese e Çmimit Nobel për Paqen dhe kundërshtare e njohur iraniane, ka lëshuar një sulm të ashpër ndaj bastisjeve izraelite kundër Iranit dhe thirrjeve për të “evakuuar Teheranin”.

“Çfarë do të thotë evakuimi i Teheranin?” pyeti Mohammadi me polemikë në platformën X, duke përshkruar një metropol me mbi 10 milionë banorë, plot me spitale, shkolla dhe vende pune.

E arrestuar disa herë për aktivizmin e saj, Mohammadi shtoi me qartësi: “Sa prej tyre duhet të mbajmë mbi supe për të shpëtuar veten nga vdekja dhe shkatërrimi? Mos e shkatërroni qytetin tim, jepini fund luftës.”

Thirrja e saj e fuqishme vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon, duke vënë në qendër të vëmendjes pasojat humanitare të çdo përshkallëzimi konflikti. Mesazhi i Mohammadi-t shërben si një kujtesë e mprehtë e kostos njerëzore të luftës dhe rëndësisë së paqes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme