Norris i përgjigjet Verstappen, rinovon me McLaren dhe merr si dhuratë “MCL39” të titullit të 2025-ës

Formula 1 | 2 muaj më parë

Në Woking të Anglisë kampioni i botës në fuqi i Formula 1, Lando Norris, ka firmosur rinovimin e kontratës me McLaren-in.

Falë akordit të ri Norris qëndron me ekipin në fjalë deri në 2030-ën ndërsa shtëpia automobilistike i ka dhuruar si bonus për firmën veturën me të cilën fitoi titullin vitin e kaluar.

Norris u promovua si pilot titullar në 2019-ën dhe që prej atij momenti ka garauar në 163 Çmime të Mëdha, i cili është një rekord absolut për McLaren-in. Gjatë kësaj periudhe ai ka koleksionuar 18 pole position, 48 pode, 13 fitore, dy tituj botërorë për konstruktorë dhe një për pilotë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme