Norvegjia nuk gabon, Kroacia dominon, De Bruyne shpëton Belgjikën

Botërori 2026 | 1 vit më parë

Norvegjia nuk gabon ndaj Estonisë dhe arrin fitoren e katërt nga katër ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026, duke mbetur 9 pikë përpara Italisë me dy ndeshje më pak të zhvilluara. Në Talin, vendasit goditën traversën dhe shtyllën, të dyja në pjesën e dytë.

Lojtari që vendosi ndeshjen ishte Erling Haaland, i cili e çoi topin në rrjetë në minutën e 62-të. Vendasit këmbëngulën, por nuk arritën të gjejnë golin e barazimit dhe Norvegjia feston. Është në kuotën e  12 pikëve, +9 ndaj Italisë dhe me një diferencë golash që rritet, megjithëse minimalisht.

Në ndeshjet e tjera kualifikuese Belgjika më në fund gjen një arsye për të buzëqeshur. Pasi shpërdoroi një epërsi prej tre golash dhe u barazua nga Uellsi, formacioni belg arriti të sigurojë në fundnjë fitore 4-3 në Bruksel. De Bruyne ishte vendimtar në minutën e 88-të. Fitorja e parë për Rudi Garcia në Grupin J, në një ndeshje në të cilën shënoi edhe Lukaku.

Kroacia dominon Republikën Çeke 5-1 në Grupin L: gol me penallti dhe asist nga Modric.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme