Nuk i përmirësuan pagën siç i kishin premtuar, Luis Diaz i kërkon Liverpool të pranojë ofertën e Bayern-it

Gjermani | 1 vit më parë

Transferimi i Luis Diaz në Mynih është vetëm çështje kohe. Në Angli janë të bindur se Liverpool nuk pengon dot kolumbianin, i cili thuhet se i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të pranojnë ofertën e tretë të përmirësuar të Bayern-it.

Pas dy ofertave të para, Bayern po përgatit të tretën, e cila nuk do të jetë më shumë se 75 milionë euro. Është kjo shifra që Bayern mendon se nuk do ta kalojë kurrë në rast të një tjetër refuzimi nga ana e Liverpool.

Në këtë tratativë Bayern është komod pasi ka arritur edhe akordin me lojtarin, i cili do të përfitojë 13-14 milionë euro në sezon në Mynih. Diaz kërkon që të largohet pasi Liverpool i kishte premtuar rinovim të kontratës aktuale me përmirësim të ndjeshëm të pagës që në muajin mars.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme