Nuk ka fitues në Ballsh, Bylis dhe Teuta ndajnë nga një pikë

Mbyllet në barazim 1-1 ndeshja Bylis-Teuta, sfidë që hapi javën e 15-të të kampionatit Abissnet Superiore në Radio Televizionin Shqiptar. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë: Boçi kaloi në avantazh durrsakët, ndërsa Mustafa shënoi golin e barazimit për vendasit.
Pjesa e parë është e ekuilibruar me dy skuadrat që nuk arrijnë të krijojnë raste të pastra për shënim. Fraksioni i dytë i lojës është më i bukur, plot ritëm dhe emocione.
Bylisi gjen rrugën e rrjetës me Oforin, por goli i tij anulohet pas verifikimit në VAR nga gjyqtari Jorgji, për pozicion jashtë loje. Ndeshja bëhet e bukur dhe është Teuta ajo që kalon në avantazh, falë një kundërsulmi, që finalizohet në gol nga Boçi.
Vendasit mundohen të reagojnë dhe sulmojnë me forca të shtura. Mustafa gjendet i vetëm në zonë dhe shënon golin e barazimit.
Nuk ka fitues në “Adush Muça”, mbyllet në barazim 1-1 sfida Bylis-Teuta, që çeli javën e 15-të të kampionatit. Bylisi shkon në kuotën e 14 pikëve, ndërsa Teuta 23 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



