Nuk ka qetësi për Neymar, rezulton pozitiv me Covid-19

Nuk ka qetësi për Neymarin. Pasi u largua nga Arabia Saudite për t’u rikthyer në shtëpi në Brazil, sulmuesi i Santosit po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë. Vetëm 180 minuta të luajtura deri më tani për shkak të problemeve të ndryshme fizike, të cilat nuk e kanë lejuar atë të kthehet si protagonist. Kësaj i shtohet një problem tjetër, përkatësisht pozitiviteti ndaj Covid-19, siç është njoftuar nga vetë klubi.
“Pasi shfaqi simptoma të etheve të enjten – thuhet në deklaratën e Santos – Neymar Jr iu nënshtrua testeve laboratorike. Pas një vlerësimi nga departamenti mjekësor i Santos FC, u konfirmua një infeksion Covid-19”.
Klubi brazilian gjithashtu specifikon se: “lojtari është larg aktivitetit që nga e enjtja, kur filloi të shfaqte simptoma, dhe ende po pushon në shtëpi dhe po ndjek trajtimin simptomatik, siç është përcaktuar nga mjeku i tij”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




