Nuk lejonte Ballukun të fliste në Kuvend, përjashtohet nga seanca Agron Shehaj

Politikë | 12 muaj më parë

Është ndërprerë për disa minuta seanca plenare e Kuvendit pas përjashtimit të kreut të partisë “Mundësia” Agron Shehaj.

Ky i fundit ka bllokuar fjalën e zv.kryeministres Belinda Balluku në Kuvend, teksa ajo po prezantonte pr.buxhetin e 2026-ës.

Kryeparlamentari Niko Peleshi e ka paralajmëruar disa herë Shehajn që të mos fliste nga vendi gjatë fjalës së Ballukut në foltore, duke i dhënë më pas masën disiplinore për përjashtim nga seanca plenare.

 “Nuk do bëhesh dot politikan. Do mbetesh një pronar i vogël i call centar-ve që nuk paguan dot sigurimet shoqërore. Nuk bëhesh dot politikan po nuk dole në fushëbetejë. I paguan ato djem dhe vajza me një rrogë më të vogël se minimalja”, iu drejtua  Balluku-Shehajt, ndërsa ky i fundit komunikonte me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Nga ana e tij në një deklaratë për media jashtë ambienteve të Kuvendit, Shehaj deklaroi se nuk mund të përjashtohen nga punimet e seancës deputetët e opozitës, pasi siç tha ai, janë zëri i qytetarëve.

“Kanë një strategji që nuk shkon me qytetarët shqiptar kundër korrupsionit. Opozita mund të koordinohet por nëse ka i bashkohet të njëjtit parim, ne jemi më drejtësinë pavarësisht kush hetohet e kush shkon para SPAK”, deklaroi Shehaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme