Nuk u kualifikua në Botëror, Kina shkarkon trajnerin Ivankovic

Dështimi për t’u kualifikuar për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm në SHBA, Kanada dhe Meksikë i ka kushtuar trajnerit të ekipit kombëtar të Kinës, trajnerit kroat Branko Ivankovic, vendin e tij të punës. Njoftimi u bë nga federata e futbollit në një deklaratë. Shpresat e Kinës, aktualisht e renditur në vendin e 94-të në renditjen e FIFA-s, për të arritur të paktën në fazën eliminatore u shuan nga humbja në fillim të muajit kundër Indonezisë, e shtata në dhjetë ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës.
“Ekipi kombëtar i meshkujve nuk arriti të kualifikohej për fazën eliminatore”, shkroi federata në një deklaratë, “dhe për këtë arsye kontrata e trajnerit dhe e stafit të tij ndërpritet automatikisht, në përputhje me atë që u vendos në atë kohë”.
Posti i Ivankovic, i cili më parë ka stërvitur dhe përfaqësuesen e Iranit, është marrë përkohësisht nga trajneri i ekipit kombëtar nën 19 vjeç, serbi Dejan Djurdjevic, ndërsa pritet emërimin e një trajneri të ri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




