Nurellari: Autobusët e tu nga Greqia ishin me AI. Meçe: Ju sfidoj që janë të vërtetë!

Në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1, analisti Adri Nurellari dhe Arben Meçe janë përplasur midis tyre lidhur me imazhet e gjeneruara nga inteligjenca artificiale (AI) mbi autobusët e pretenduar grekë që kishin kaluar kufirin në Shqipëri për të sjellë në vendin tonë protestues.
Debati nisi kur Adri Nurellari tha: “Autobusët e tu nga Greqia ishin me AI.”Arben Meçe reagoi menjëherë duke e sfiduar drejtpërdrejt: “Ju sfidoj që janë të vërtetë!” Më tej, Meçe tha se kishte prova konkrete: “Ja urdhëroni, po ju nxjerr raportin e shërbimit sekret të Bashkimit Evropian.”
Nurellari vazhdoi të insistonte duke thënë se Meçe fillimisht nisi me “autobus me AI”.
“Kjo është gjëja më e turpshme. Ata autobusët me AI i kam nxjerrë të vërteta. U kam dalë të gjithëve, që ju sfidoj të gjithëve”, tha Meçe.
Ai shtoi se kishte të bënte me një rrjet të mirëorganizuar: “Ky rrjet mjaft mirë i organizuar që nëpërmjet këtij korridori vijnë njerëz nga Kosova në Shqipëri. Që kur më tregon mua autobusët që unë u kam dalë të gjithëve dhe u thënë që ju sfidoj, ky më thotë mua që është AI, nuk është AI.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




