OBSH: Palestinezët në Gazë po pinë në ujërat e zeza dhe po hanë ushqimin e kafshëve

Botë | 2 vite më parë

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hanan Balkhy pohon se disa banorë të Gazës po pinë ujëra të zeza si dhe po hanë ushqim për kafshët për shkak të kushteve të tmerrshme nga uria në Rripin e Gazës.

“Ka njerëz që tani hanë ushqim për kafshët, hanë bar, po pinë ujë të zeza. Fëmijët mezi hanë, ndërsa kamionët qëndrojnë jashtë Rafahut”, thotë Hanan Balkhy.

Ajo i kërkon Izraelit t’i hapë kufijtë, megjithëse mbylljet në vendkalimin kufitar Rafah i janë atribuar Egjiptit.

Shimon Freedman, një zëdhënës i COGAT, njësia e Ministrisë së Mbrojtjes përgjegjëse për koordinimin e transfertave të ndihmave është shprehur për mediat izraelite se po zhvillohen operacione humanitare për të mundësuar grumbullimin dhe dërgimin e ndihmës nga pikat e kalimit në destinacionet e tyre brenda territorit.

Ai thotë se Izraeli kishte rritur fuqinë punëtore për lehtësimin e transferimit të mallrave, makineritë e inspektimit në vendkalimet e mallrave dhe në këtë mënyrë rriti kapacitetin e asaj që mund të transferohet në Gaza çdo ditë.

Gjithashtu, Freedman akuzon agjencitë e OKB-së se nuk ka bërë të njëjtën gjë.

Sipas COGAT, 5,258 kamionë hynë në Gaza përmes Kerem Shalom dhe Erez në veri në maj, shifra më e lartë për çdo muaj që nga fillimi i luftës.

Agjencia humanitare e OKB-së OCHA thotë se ndihma nga 2790 kamionë u shpërndanë në Gaza në maj.

OCHA thotë se kufizimet e aksesit “vazhdojnë të minojnë shpërndarjen e sigurt të ndihmës humanitare shpëtimtare në të gjithë Gazën”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme