Ofensiva e re izraelite në Gaza, Kryqi i Kuq: E patolerueshme, do përkeqësohet situata humanitare

Botë | 1 vit më parë

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit i Kuq e konsideron të patolerueshme ofensivën e re izraelite në qytetin e Gazës. Kryqi i Kuq paralajmëron gjakderdhje të reja dhe përkeqësim të situatës humanitare.

“Intensifikimi i armiqësive në Gaza do të thotë më shumë vrasje, më shumë zhvendosje, më shumë shkatërrim dhe më shumë panik”, tha Christian Cardon, zëdhënësi kryesor i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC).

Cardon theksoi se fakti qëGaza është një hapësirë e mbyllur, shanset për largim janë pothuajse zero, ndërsa shtoi se gjithashtu zvogëlohen mundësitë për qasje në kujdesin shëndetësor dhe bazë ushqimore.

“Ndërkohë, siguria e humanitarëve po përkeqësohet çdo orë. Kjo është e patolerueshme”, shtoi zëdhënësi.

Cardon ka marrë një rol aktiv në aktivitetet humanitare të Kryqit të Kuq në terren dhe ka qenë i përfshirë në çdo shkëmbim të robërve izraelitë të marrë nga Hamasi në sulmin e grupit më 7 tetor 2023.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme