OKB: Izraeli përgjysmon numrin e kamionëve të ndihmave që do të lejohen për të hyrë në Gazë

Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar se kanë marrë përgjigje nga Izraeli se numri i kamionëve që janë lejuar të hyjnë në Gazë do të përgjysmohet.
Sipas OKB-së, kjo ulje ndikon në 600 kamionët e premtuar më parë që ishte vendosur për t’u lejuar pas armëpushimit.
Zëvendëszëdhënësi i Kombeve të Bashkuara Farhan Haq tha në një konferencë për shtyp se Koordinatori i Izraelit për Aktivitetet Qeveritare në Territore (COGAT) kishte njoftuar OKB-në në një letër se numri i kamionëve që shkonin drejt Gazës do të shkurtohej me 50 për qind.
Ky vendim është marrë me arsyetimin se Hamas ende nuk i ka kthyer trupat e robërve izraelitë.
“Ne jemi të vetëdijshëm për mesazhin e dërguar nga COGAT i Izraelit” tha Haq.
Ai shtoi se Kombet e Bashkuara duan sa më shumë ndihmë për të arritur në Gazë, duke deklaruar se “ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë angazhimet e tyre, përfshirë kthimin e trupave të të vdekurve, dhe të zbatojnë dispozitat e mbetura të marrëveshjes së armëpushimit duke siguruar më së shumti rrjedhën e ndihmës humanitare për civilët në Rripin e Gazës”
Më herët u raportua se Izraeli kishte njoftuar Kombet e Bashkuara se do të ulte numrin e kamionëve që do të lejonte të hynin në Gazë nën kushtet e armëpushimit nga 600 në 300, duke përmendur dështimin e Hamasit për të kthyer menjëherë trupat e të gjithë robërve izraelitë që besohet se janë bllokuar nën rrënoja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




