OKB: Rafah po kthehet në ferr, njerëzit po largohen në panik

Botë | 2 vite më parë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se ka pasur një rritje të konsiderueshme të bombardimeve në Rafahn perëndimore.

Louise Waterridge nga agjencia UNRWA ka deklaruar se këtë mëngjes se zona, e cila ishte e mbushur me strehimore të improvizuara një javë më parë, ka shumë hapësirë tani pasi familjet po përgatiten të largohen.

“Njerëzit këtu kanë frikë. Ata e kanë kuptuar që ndihmat nuk po vijnë dhe kjo shkakton panik”, tha ajo.

Kalimi i Rafahut, përmes të cilit ndihma humanitare kishte ardhur në enklavë, është mbyllur prej disa ditësh.

“Njerëzit po pyesin se ku do të marrin ushqim dhe ujë. Nëse ky operacion ushtarak vazhdon, do të jetë këndi i fundit i Gazës që do të shkatërrohet dhe kjo është shumë e frikshme për njerëzit këtu”, është shprehur Waterridge.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme