Olta Xhaçka zgjidhet Zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Deputetja Olta Xhaçka është zgjedhur sot në mënyrë unanime si Zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Lajmi është bërë me dije nga vetë deputetja socialiste ku përmes një postimi në Facebook, ku shpreh mirënjohjen për besimin e dhënë dhe theksoi se kjo zgjedhje është një dëshmi e qartë se Shqipëria ka zë, peshë dhe vizion në arenën ndërkombëtare.
“E nderuar për besimin që mu dha sot, përmes zgjedhjes në unanimitet, si Zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kjo nuk është thjesht një detyrë e re — është një mesazh i fortë besimi se Shqipëria ka zë, peshë dhe vizion”, shkroi Xhacka.
Gjithashtu, ajo nënvizoi se në këtë rol do të angazhohet për të forcuar zërin e Shqipërisë në mbrojtje të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, si dhe për të mbështetur Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Ukrainën në përpjekjet për drejtësi dhe paqe, si dhe për të nxitur reformat që forcojnë besueshmërinë e Shqipërisë si partnere ndërkombëtare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




