“Open Day ”, Universiteti i Arteve çel dyert për të rinjtë dhe dashamirësit

Kulturë | 7 muaj më parë

Universiteti i Arteve ka çelur dyert për të rinjtë dhe dashamirësit e artit në kuadër të “Open Day”, një aktivitet që këtë vit merr një kuptim të veçantë, pasi përkon me 60-vjetorin e krijimit të Institutit të Lartë të Arteve, sot Universiteti i Arteve.

Në këtë ditë të hapur, ambientet e universitetit janë kthyer në një hapësirë të gjallë krijimtarie, ku studentët prezantojnë punët e tyre në muzikë, teatër, arte pamore dhe koreografi.

Pedagogët theksojnë se kjo nismë nuk është vetëm një urë komunikimi me maturantët që synojnë të ndjekin studimet artistike, por edhe një moment reflektimi mbi traditën dhe rrugëtimin 60-vjeçar të këtij institucioni të rëndësishëm në vend.

“Open Day” vjen kështu si një festë e artit dhe e trashëgimisë, duke rikonfirmuar rolin e Universitetit të Arteve si një vatër e rëndësishme në formimin e artistëve të rinj dhe në zhvillimin e jetës kulturore shqiptare.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme