Orban konfirmon takimin Trump-Putin në Hungari: Një lajm i shkëlqyer, ne jemi gati

Botë | 1 vit më parë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka reaguar menjëherë pas njoftimit të Donald Trump për planin e takimit me Presidentin rus Vladimir Putin në Budapest.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Orban shprehu mbështetjen e tij të plotë për iniciativën, duke e mirëpritur zgjedhjen e kryeqytetit hungarez si vend i samitit për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Takimi i planifikuar midis presidentëve amerikanë dhe rusë është një lajm i shkëlqyer për popujt paqedashës në mbarë botën. Ne jemi gati!” shkroi Orban.

Deklarata e Orbanit konfirmon vendndodhjen e samitit, të cilën Trump e kishte bërë publike më herët, duke e vënë Hungarinë në qendër të diplomacisë ndërkombëtare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme