Organizatorët kanë problem me shitjen e biletave për ndeshjen hapëse, FIFA nuk rishikon çmimet e SHBA-Paraguaji

Vetëm pak javë nga fillimi i Botërorit 2026, FIFA u ka dërguar një dokument organizatorëve sa u përket takimeve, të cilat deri më tani nuk kanë zgjuar interesin e tifozëve.
Dokumenti është i datës 10 prill dhe ka rënë në duart e “The New York Times”, e cila ka zbuluar se ndeshja hapëse e 12 qershorit mes SHBA dhe Paraguajit është mes takimeve, të cilat nuk janë preferuar nga tifozët pasi deri në datën e lartpërmendur janë shitur vetëm 40,934 mijë bileta edhe pse ka një kapacitet prej 69,650 mijë vendesh.
Takimi, i cili do të luhet në “SoFi Stadium” të Los Angeles, është mes dueleve më pak të kërkuara nga tifozët. Për shembull ndeshje si
Iran-Zelandë e Re ka shitur gati 10.000 mijë bileta më shumë pasi deri më tani janë shitur 50.661 mijë bileta.
“The New York Times” zbulon se për ndeshjen e tretë të SHBA në grup, atë kundër Turqisë, janë shitur më pak se 40.000 mijë bileta. Gazeta hedh alarmin pasi ndeshje si Bosnie-Svicër ka shitur rreth 47.000 mijë bileta ndërsa takimi Iran-Belgjikë deri më tani ka shitur plot 50.000 mijë bileta.
Sipas “The New York Times” një faktor që mban larg tifozët nga ndeshja hapëse është çmimi i lartë i biletave i vendosur nga FIFA. Siç dihet sportdashësit për një vend në Kategorinë e Parë për këtë event duhen që të paguajnë rreth 2.730 dollarë. Për bileta të Kategorisë së 2-të duhet të paguajnë 1.940 mijë dollarë dhe për biletat të Kategorisë së 3-të duhet të paguajnë 1.120 mijë dollarë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



