Orkestra Simfonike e RTSH, koncert me vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj
Nën drejtimin e maestro Fernando Marina, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të sjellë koncertin e radhës, duke ofruar një mbrëmje të veçantë për publikun artdashës.
Në qendër të koncertit do të jetë krijimtaria e kompozitorit shqiptar Ylli Ramzoti, me një rapsodi për orkestër simfonike me motive të Shqipërisë së Mesme, e cila do të jetë premierë në këtë koncert. Programi muzikor do të vijojë me vepra të Joan Valent dhe Antonín Dvořák. Solist në këtë koncert do të jetë violinisti Smerald Spahia.
“Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe do të luaj me artistë të mrekullueshëm të orkestrës simfonike të RTSH-së. Do të sjellim një koncert me një vepër premierë të kompozitorit shqiptar, Ylli Ramzoti me motive të Shqipërisë së Mesme. Do të vijojë me vepra të Joan Valent dhe Antonín Dvořák si edhe violinisti Smerald Spahia”, tha Fernando Marina.
Koncerti përfshin vepra të përzgjedhura që ndërthurin elementë të traditës shqiptare me tingujt universalë të muzikës klasike bashkëkohore, duke krijuar një përjetim artistik unik.
Koncerti do të mbahet më 25 prill, në orën 19:00, në Sallën e Universitetit të Arteve.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




